Report TV -Kush është gjyqtari i vettingut që fshehu shkarkimin në 1997-ën?!

Report TV 2019-05-29

Views 0

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.Dokumentin e ka bërë publik, Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci. Antoneta Sevdari u shkarkua duke mos kaluar procesin e vettingut, me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm sa i përket kriterit të pasurisë. Dokumentin e mbledhjes së ish-KLD-së, Sevadri e ka marrë zyrtarisht pranë arkivës së këtij institucioni.

Sevdari ka siguruar edhe një dokument të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 18.11.2016, kur Luan Daci, deklaronte se është vetëlarguar nga sistemi duke fshehur kështu shkarkimin e vitit 1997

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS