Kush është xhihadisti që premtoi nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hawl?

Report TV 2020-12-05

Views 13

Historia sa e trishtë dhe e rrezikshme për jetën e dy fëmijëve të vegjël, motër e vëlla, Eva dhe Endrit Dumani, të cilën ndodhet në kampin famëkeq ?Al- Hol? në Siri, është risjellë sërish në vëmendjen e medias. Këtë herë daja i fëmijëve, Xhetan Ndregjoni ka sjellë disa audio në emisionin "Pa Gjurmë" ku tregon se ka komunikuar me një xhihadist nga Gostivari, i cili i ka premtuar për rikthimin e nipërve Eva dhe Endrit Dumani. Këto audio janë dhënë ekskluzivisht për "Pa Gjurmë", ku daja tregon peripecitë që ka ndërmarrë për të nxjerr nga kampi mbesë e nip.
Xhetan Ndregjoni vuri konkat me Besim Fidanin nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, një tjetër shqiptar që përfundoi në kampin famëkeq, së bashku me bashkëshorten dhe tre djemtë e mitur, ndërsa gjatë qëndrimit në kampin sirian bënë edhe fëmijën e katërt.
Më poshtë janë të zbardhura të gjitha komunikimet nga kampi 'Al Hol' mes Besimit dhe dajës së fëmijëve Dumani.
Komunikimi audio mban datën 7 mars 2019, që prej atëherë ata nuk kanë komunikuar më. Daja i fëmijëve hedh aludimin se ai mund të jetë vrarë në Siri.
Audio 1 më datë 7 mars 2019
Mos u mërzit se unë dje (6 mars 2019) bisedova unë me fëmijët e mi dhe them se janë aty afër. Dhe i thashë unë të informojë ata për momentin, të marrin një numër për të kontaktuar. Inshallah nuk shkon gjatë. Do mundohem të dal me ta dhe kur të dali familja ime, do të dalin edhe ata. Për çdo rast, do të jem unë në kontakt me babën tem inshallah dalim. Por për momentin duhet pak qetësi, lutje. E rëndësishme është që janë bashkë aty, janë afër në një ven. Si të dali njëri do të dali dhe tjetri. Do dalin njëherësh. Por diçka është me rëndësi, që nuk duhet të bisedosh me dikë tjetër, me alarmu punën se pastaj vëzhgojnë më shumë ata, e s?mundet me i nxjerr.
Audio 2 më datë 7 mars 2019
Gjithashtu unë i kam thënë të më gjejnë një numër telefoni, për të pas kontakt edhe unë me familjen dhe ai personi që i duhet t?i marr të ketë kontakt me djalin tim për t?i nxjerrë. Inshallah për çdo rast do të jenë bashkë, nëse del familja ime do të dalin edhe ata, inshallah. Pa merak për atë.
Audio 3 më datë 7 mars 2019
Bisedova edhe unë me fëmijët e mi, se ata nuk janë këtu. Unë jam tjetër vend, ata janë tjetër vend. Unë bisedova dje me fëmijët e mi, dhe i thashë unë të jenë afër në shëtitore atje, të jenë afër, që për çdo rast të jenë të informuar, të jenë gati. Se unë kam shumë lidhje, tre lidhje janë për momentin, tre persona që më kanë premtu se mund t?i nxjerrin me lekë, më kupto? Se siguria është në nivele më të larta atje, se në vende të tjera. Si të jetë momentin për t?i nxjerrë, ata do të dalin bashkë me familjen tem, Inshallah dalin.
Pas këtyre pohimeve Besimi nuk u bë më i gjallë, por as të dihet fati i tij.
Eva dhe vëllai i saj Endrit Dumani i kanë shkuar dajës së tyre Xhetan Ndregjoni nga kampi Al-Hol në Siri ku qëndrojnë të bllokuar prej 6 vitesh. Nga Dibra 13 dhe 11 vjeç u larguan me babanë për në Siri. Vetëm pak kohë më vonë, babai vritet dhe të miturit mbetën vetë...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS