Çelet e ekspozita tek Artet, studentët: Shteti të investojë për skulpturën e parkut

Report TV 2019-05-29

Views 1

?Për vetëm 3 orë?, studentët e departamenti të skulpturës ekspozuan punët e tyre më të mira në ambientet e galerisë së Fakultetit të Arteve Pamore. Miniekspozita e kuruar nga profesor Arben Bajos evidenton jo vetëm dëshirën e këtyre artistëve të rinj për të bërë art, por edhe prirjet e tyre në këtë fushë, në të cilën çdo vit dalin rreth 12 skulptorë të rinj në tregun e punës. Teksa na flasin për ëndrrat, dëshirat e tyre për të ardhmen, ata bëjnë edhe apel për më shumë vëmendje institucionale, për më shumë hapësira nëpër parqe me skulptura moderne, etapa këto që vendet përreth nesh, i kanë kaluar para shumë kohësh. Studenti Renato Kullolli sjell për publikun, një portret edhe meshkuj nudo.

?Fillimisht jam marrë me vizatime, pikturoja, pas përfundimit të nëntëvjeçares më lindi ideja për skulpturë. Më tërhoqi shumë pas vetes, prandaj nuk jam shkëputur. E ardhmja ime, është që duke bërë sakrifica më të mëdha, që të arrij diçka, që t?ja vlejë në skulpturë. Mundohem shumë. Pavarësisht se si do të jenë mundësinë, për mua dëshira e madhe, që kam për të krijuar, nuk më bën që të ndalem. Elementi që më tërheq më shumë është figura e njeriut, sepse më tërheqin shumë detajet. Unë mundohem shumë, por kjo do edhe më shumë eksperiencë për të sjellë diçka edhe më mahnitëse për publikun?, thotë Renato Kullolli.

Ndërsa, studenti Alem Toska vëmendjen më të madhe e ka ndaj nudos së femrës.

?Profesorët na kanë lënë të lirë që të eksperimentojmë vet atë që duam ne si student. Unë eksploroj shumë nudot, sepse në të shikoj siluetat e trupit të njeriut. Derisa skulptura nudo në parqe nuk ka, ne si artistë e kërkojmë këtë gjë, që në Shqipëri të shuhet ai mentalitet që është shuar para shumë vitesh nëpër botë. Nudot duhet që të jenë nëpër paqe. Shteti duhet që të investoj për këto. Për ne do të ishte shumë e rëndësishme, që nudot edhe skulpturat të jenë nëpër parqe. Mendoj se gjërat do të ndryshojnë për mirë edhe për ne do të ketë diçka pozitive?.

Share This Video


Download

  
Report form