Artistja suedeze, Mia Enell, do të çel këtë tw martë në COD në kryeministri një ekspozitë të veçantë ku shfaqen vepra në dukje fëminore. Veprat e saj shpesh kanë një shpjegim psiko-analitik që lidhet me shqetësimet dhe anomalitë e individit në kohët moderne.
Mia Enell, artisja e njohur suedeze do të sjell në sallën COD, në Kryeministri ekspozitën e titulluar ?Tani, tani, tani?. Ekspozita do të çelet më 9 janar.
Shpesh pikturat e saj me konture të zbehta, grafika dhe personazhe ngjajnë me të fëmijëve, sepse Enell punon e frymëzuar drejtpërsëdrejti nga ëndrrat.
Në veprën e saj shfaqen imazhe dhe skenat sureale që ajo i hedh herë-pas-here drejtpërdrejtë mbi letër ose mbi kanavacë.
Në skicat dhe vizatimet e saj, duket se Enell pajtohet me përkufizimin themelor të Frojdit se shqetësimet e pacientit janë të rrënjosura në një anomali të përgjithshme, në një sëmundje që nuk mund të shërohet dot nga terapia psiko-analitike.