Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Fadil Kasemin i akuzuar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. I padehuri ka qenë i pranishëm në seancë, por nuk reagoi pas dënimit me vendim të formës së prerë.
Gjykata e ka shpallur fajtor për tre akuza 54-vjeçarin, vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare pasi ai ka qenë i martuar me viktimën dhe prindër të fëmijëve. Gjithashtu është shpallur fajtor edhe për armëmbjatje pa leje dhe rrëmbim personi. Gjatë largimit nga vendi i krimit, Kasemi i ka vënë armën në kokë një shoferi furgoni për ta larguar nga aty.
Në procesin që u zhvillu në Shkallën e Parë, Fadil Kasemi pranoi autorësinë e vrasjes por u mbrojt duke argumetuar se e kishte bërë pas dyshimeve se bashkëshortja e tradhëtonte. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht të 2017 gjatë kohës që gjyqtarja po hipte në mjetin e saj. Kasemi iu afrua makinës më një pistoletë në dorë duke e qëlluar dy herë në kokë. Vrasja e gjyqtares nga ish-bashkëshorti ishte nje ngjarje e paralajmëruar, pasi ai kishte tentuar ta vriste në 2015 në plazhin e Golemit në sy të fëmijëve.
Tv Klan