#rtvora
Lundrimi në internet mbetet ende një pasiguri e madhe për fëmijët në vendin tonë. Një raport i UNICEF tregon se 1 në 11 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online në mënyrë të padëshiruar. Shqetësimi për internetin e pasigurt u ngrit edhe nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ndërsa Instituti i Medias dhe AMA kërkuan që edukimi mediatik të vendoset si lëndë në shkolla.
1 në 11 fëmijë në Shqipëri kanë pasur një ngacmim seksual të padëshiruar në internet.
Të dhënat më të fundit të Raportit të UNICEF u bënë publike gjatë konferencës së organizuar nga Instituti i Medias dhe AMA për edukimin mediatik të fëmijëve.
Sipas ekspertes së pavarur, Sannete Naeye, shqetësues mbetet fakti se gjysma e fëmijëve nën 9 vjeç kanë akses online.
Naeye: ?1 në 10 fëmijë shohin informacione online për vetëvrasjen. Kjo është problematike për sigurinë dhe shfrytëzimin seksual.1 në 4 fëmijë komunikojnë online me persona që nuk i kanë takuar dhe 16% e tyre i takojnë ata persona që i kanë hasur në internet. Ndërkohë që vetëm 9 % e prindërve i dinë këto fakte.?
Mbrojtja e fëmijëve online mbetet një sfidë edhe për insitucionet e arsimit.
Ministrja, Besa Shahini, tha se janë mësuesit ata që duhet të ruajnë rolin kryesor për nxënësit në lundrimin e sigurt në internet.
Shahini: Është fenomeni i bullizmit online që është shumë i shprehur por për të cilin nuk jemi të mirëpërgatitur ta adresojmë as si prindër, as si mësues dhe as si institucione.
Ndërsa, Insituti i Medias dhe Autoriteti i Mediave audiovizive kërkuan nga Ministria e Arsimit që edukimi mediatik të vendoset si lëndë në shkolla.
"Edukimi mediatik të jetë lëndë e veçantë. Mund ta përfytyrojmë një 15 vjeçar edhe mund të bëjë pa astronominë, Saturnin dhe Jupiterin por nuk mund të përfytyrojmë një 15 vjeçar pa google, pa facebook dhe televizion".
Sala: AMA nuk mund të zëvendësojë rolin e Ministrisë së Arsimit, agjencive apo enteve të tjera publike që direkt apo indirekt duhet të kontribuojnë në futjen e koncepteve të edukimit mediatik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/internet-i-pasigurt-1-ne-11-femije-kane-marre-ngacmime-seksuale-online
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz