#rtvora
Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Andre Maître, ka apeluar nga Shkodra palët politike që të ulen në dialog.
Matre: Ajo që është e rëndësishme është që të jesh i gatshëm për dialog. Bie dakord me kolegët e mi që një zëri kanë thënë se dhuna, nuk ka rëndësi nga vjen është tërësisht e papranueshme. Në vendin tim, në Zvicër një faktor i rëndësishëm ka qenë gadishmëria githmonë për dialog dhe vullneti për të arritur gjërat.
I pyetur nëse mund të zhvillohen zgjedhje në këtë situatë, ai tha se ky është një vendim të cilin do ta marrin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare.
Matre: Ajo që mund të shtoj është se zgjedhjet janë faktor thelbësor i demokracisë dhe vetë emri zgjedhje do të thotë të kesh mundësi të zgjedhësh mes palëve të ndryshme.
Duke komentuar protestat e opozitës ai tha se është informuar se ka pasur episode dhune.
A janë protestat e dhunshme?
Matre: Më kanë informuar që ka pasur aspekte të dhunshme gjatë protestave. Nëse ka pasur dhunë nuk është zgjidhje e mirë. Insistoj se dhuna nuk është mënyra e duhura për të arritur për të ecur përpara.
Por a rrezikon që për shkak të kësaj situate Shqipëria të marrë një përgjigje negative në qershor?
Matre: Zvicra nuk është shtet anëtar i BE-së dhe ne respektojmë plotësisht vendimin e BE për të ardhmen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/thirrje-dialog-edhe-nga-zvicra-dhuna-e-papranueshme-zgjedhjet-vendosin-shqiptaret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz