Protesta/ SHBA dhe BE thirrje opozitës: Dhuna është e papranueshme, tubimi të jetë paqësor

Report TV 2019-02-14

Views 0

Dy ditë para protestës së opozitës në datë 16 shkurt ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë. Selia diplomatike kërkon nga liderët e opozitës shqiptare që të refuzojnë dhunën dhe tubimi të zhvillohet në mënyrë konstruktive. Për SHBA-të, dhuna është e papranueshme.

"E drejta e qytetarëve për t?u mbledhur, për t?i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive" mbyllet deklarata e ambasadës së SHBA.

Edhe Bashkimi Europian përmes ambasadorit, Luigi Soreca në Tiranë apeloi për një manifestim paqësor, pa dhunë (lexo ketu). Ndërkohë që Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form