Kosova sot ka nderuar dy oficerët shqiptarë që kanë humbur jetën në Letoni. U vlerësua kontributi i tyre në mbrojte të paqes globale.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë gjatë gjithë ditës ka qenë e hapur për personalitete të jetës politike e ushtarake të cilët kanë nënshkruar në librin e zisë në nderim të nëntetares Zarife Hasanajt dhe major Klodian Tanushit.
U vlerësua lart kontributi i tyre të cilët kanë rënë në krye të detyrës gjatë misionit ushtarak në Letoni në mbrojte të paqes globale.
Gjatë ditës ambasadën e Shqipërisë këtu në Kosovë e kanë vizituar edhe personalitete të tjera të jetës politike të cilët kanë nënshkruar në librin e zisë në nderim të nënterares Zarife Hasanajt dhe major Klodian Tanushit.