http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një festë ditëlindjeje është kthyer në tragjedi, ku dy 17 vjeçare humbën jetën dhe tre adoleshentë të tjerë u plagosën si rrjedhojë e një aksidenti rrugor.Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 të natës në Bërzhitë, ku pesë të rinjtë teksa ktheheshin nga festa e një ditëlindje kanë humbur kontrollin e automjetit dhe janë përplasur me një pemë pranë një muri rrethues.Denada Tarja dhe Suada Serani, të dyja nga 17 vjeç, humbën jetën nga përplasja.Ndërkohë të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ?Alfa Romeo? me targa AA044 LN, Francesk Shaba, I cili nuk dipononte leje drejtimi, si dhe dy adoleshentë të tjerë, shtetasit O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç, të cilët ndodhen në QSUT nën kujdesin mjekësor.Shkak I aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë.