90 mijë procedura për privatizimin të pronës ndërtimore

alsatmtv 2019-05-29

Views 0

Statusi i më shumë se 90.000 lëndëve për privatizim të truallit ndërtimor do të mund të kontrollohet me veglën e re të internetit të Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë për Punë Pronësore Juridike. Kjo mund të bëhet me shënimin e numrit arkivor të lëndës, kohës së parashtrimit dhe parcelës së kadastrës dhe komunës. Nëse parashtruesi nuk ka të dhëna për parcelën do të mund të shënojë numrin e amzës. Më pas në postën elektronike që do të jetë e shënuar mbërrin informacioni për fazën në të cilën është zgjidhja e lëndës. Në platformën e re tashmë janë regjistruar lëndët e vitit 2018 dhe 2019, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme kjo do të bëhet edhe me lëndët tjera, të parashtruara deri në dhjetor të vitit 2014.

Share This Video


Download

  
Report form