Emiljano Shullazi u ndalua bashkë me dy të tjerë, akuzohen për shkatërrim të pronës me eksploziv

Ora News Lajme 2016-04-17

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emiljano Shullazi është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. Policia ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e 38-vjeçarit Shullazi, dhe dy personave të tjerë.
Sipas policisë tre shtetasit janë ndaluar për veprën penale të shkatërrimit të pronës me eksploziv ndaj shtetasit A.Z me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.
?Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi ishtetasve, Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë, Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm?, thuhet në njoftimin e policisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/emiljano-shullazi-ne-polici-nuk-kam-lidhje-me-kercenimin-e-konit/

Share This Video


Download

  
Report form