Dhuna e ushtruar në protesten e opozitës pasditen e së shtunës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ishte pjesë e skenarit të Kryeministrit Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu demokrat pati një apel për shefin e qeverisë në lidhje me protestën që pritet të mbahet pasditen e së hënës.
"Megjithatë, sot orë pas dramës së mbrëmshme dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër, dua t'i bëj një paralajmërim të qartë, mos i kalo caqet, mos bëj të fortin pas autoblindave. Harroje se do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit".
Basha theksoi se është mision kombëtar moslejimi i zgjedhjeve më 30 Qershor.
"Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mison kombëtar patriotik që të mos lejojmë më zgjedhje të drejtuara nga krimi. Ne kërkojmë të mos e lejojmë dhe përdhunuesi i zgjedhjve të mos e marrë kujdestarinë e zgjedhjeve".
Sipas Bashës, e vetmja zgjidhje për kalimin e krizës është krjimi i qeverisë tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e lira e të ndershme.