Situatë tensioni tek kryeministria. Hidhen bomba molotov ndaj kryeministrisë, e cila ka shpërthyer në flakë në pjesën e derën së saj. Nga dritarja e kryeministrisë në katin e dytë ka dalë një efektiv i gardës për të shuar zjarrin. Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Një betejë për të larguar barrierat e hekurit të vendosura para kryeministrisë. Nga jashtë kordonit ata kanë lëshuar bomba molotov, kapsollë, bojë e fishekzjarrë. Mësohet se janë hedhur dy bomba molotov.