Report TV - Protestuesit e 'Unazës së Re' hedhin molotov e tymuese, tentojnë të hyjnë në bashki

Report TV 2018-11-15

Views 3

TIRANE - Banorët e 'Unazës së Re' kanë dalë sërish për të proteStuar këtë të enjte përpara Bashkisë së Tiranës, kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të 'Unazës së Madhe'.

Paralelisht me mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, banorët kanë vendosur të shfaqen përpara Bashkisë së Tiranës me një pankartë gjigante ku shkruhet ?Mashtrim?. Ata janë shfaqur edhe më një sërë pankartash të tjera, në të cilat shkruhet: ?Duam pronat tona?, ?Ku je fshehur kryeministër?, etj.

Situata ka përvijuar më tej, pasi banorët kanë sulmuar Bashkinë e Tiranës me tymuese dhe vezë, si dhe kanë qëlluar edhe gazetarët teksa tentojnë të hyjnë me forcë në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë u hodh edhe një bombë molotov, e cila shpërtheu në flakë te dera e Bashkisë, ndërsa mbeti i lënduar lehtë një polic.

Banorët e 'Unazës së Re' brohorasin të revoltuar se nuk janë shpellarë, por qytetarë. Reagimi i tyre ka ardhur si pasojë e një fjalimi që ka mbajtur dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në të cilin ka përmendur fjalën shpellar, duke iu referuar kështu banorëve që kundërshtojnë projektin e ?Unazës së Madhe?.

Ditën e djeshme, banorët e 'Unazës së Re' bënë me dije se do të protestonin ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11;00 dhe se ata nuk do të merrnin pjesë në të, ndonëse kërkojnë që çështja e tyre të futet në rendin e ditës së diskutimeve. Banorët nuk kanë lajmëruar për një orar të përfundimit të protestës, por gjithçka do të varet nga mbledhja e Këshillit të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form