Sonatat e Bethovenit e rikthejnë Tedi Papavramin në vendin e tij. E takojmë në sallën "Tonin Harapi", ku ndan me ne kujtimet e tij në Lice. Aty ku ai luante në violinë e herë pas herë bënte lojëra çapkëne për t?iu shmangur detyrave. Në po atë institucion ku para 35 vitesh ka skalitur figurën e rreptë të atit mësues, Robert Papavramit. Teksa viziton klasat, përshëndetet me liceistë e profesorë, kujton ndryshimet. Për të këto janë emocione të pashlyeshme! Rikthim në kohë! Por artisti zbulon për "Report Tv?se krahas Bethoveenit, po përgatiti një sërë surprizash të tjera. Për frankofonët "Kur sunduesit grinden" i Ismail Kadaresë në qershor do të jetë gati. E violinisti rrëfen impresionet e tij, si përkthyes e lexues i kolosit të letërsisë. Në datë 13 maj, Tedi Papavrami dhe François-Frédéric Guy do të mbyllin sezonin artistik të Festivalit ?Different Trains? tek qendra kulturore në Katedralen Ortodokse, në orën 19.00.
Tedi, riktheheni sërish në Tiranë. Kësaj here për të luajtur me pianistin francez François-Frédéric Guy tre sonatat e Beethoven, të 2-tën, të, 7-ën dhe të 10-ën. Përse këto të treja?
Hezitova fillimisht, a ta mbarojmë ciklin me sonatën e dhjetë, ta lija për koncertin e ardhëm, apo ta mbaroja me ?Kreutzer?. Por u konsultova edhe me pianistin, François-Frédéric Guy edhe vendosëm që ta lëmë me ?Kreutzer?.
Sonata e dhjetë ka në qendër momentin, kur Beethoven shkëputet nga gjithçka edhe vendos të krijojë, si vjen kjo nëse bëjmë një paralelizëm edhe me jetën tuaj?