#rtvora
Sakrificat që bëhen në jetë për dashurinë të përcjella me nota të holla humori qëndrojnë në qendër të komedisë "Frikacaku bahet trim" që u ngjit premierë në Skenën e Teatrit Migjeni. Shfaqja riktheu në skenë mjeshtrin Besnik Cinari pas problemeve shëndetësore!
"Frikacaku bahet trim" ishte komedia më e re që u ngjit në skenën e teatrit ?Migjeni? të Shkodrës, duke rikthyer të qeshurat pa fund për spektatorin në sallë.
I veçante padiskutim mbeti momenti kur mjeshtri i madh Besnik Çinari doli përpara publikut, në pjesën e parë të vënë në skenë, pasi kapërceu problemet shëndetësore.
Vepra e Qazim Çelës, ka në bazë sakrificat e mëdha që bëhen në jetë për dashurinë.
Besnik Çinari, regjisor: Mesazhi dhe puna jonë është t'ja dorëzojmë stafetën dikujt. Unë prandaj i kam aktivizuar të tre.
Ketlin Pjalmi, aktore: Kënaqësia dhe emocioni është më i madh sepse skena kur ndahet me ta është privilegj.
Edhe për autorin Qazim Çela kënaqësia që mori nga duartrokitjet e publikut, është një shtysë për të shkruar më shumë për estradën e Shkodres.
Qazim Çela, autor: Jam i kënaqur. Në të ardhmen do të përpiqem të shkruaj komedi të reja sepse Shkodra e do komedinë dhe humorin.
Komedia do të shfaqet edhe në datat 9, 10 dhe 11 Maj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/frikacaku-bahet-trim-rikthen-te-qeshurat-ne-teatrin-migjeni
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz