RTV Ora - Basha: Në burg duhet të ishte vetë Rama, jo Klevisi

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 0

#rtvora

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjendur sot në qytetin e Korçës ku ka mbajtur një takim me qytetarët korçarë.

Basha u shpreh se shtyllat e pushtetit të Ramës janë 10 bandat kriminale që ai qeveris, ndërsa theksoi se ata kontrollojnë edhe tenderat,

Basha: Partia Socialiste është shkrirë. Fushatën elektorale Rama e bën me Safet Bajrin, Astrit Avdylajn, sanxhaktarët e Elbasanit dhe me kriminelët që i mblidhte Rragami këtu në Korçë, me Shullazin në Tiranë, pra me 10 banda kriminale. Këto banda janë shtylla e pushtetit të tij që kontrollojnë gjithçka, tenderat, lejet e ndërtimit, gjithçka.

Më tej kryedemokrati shtoi se nëse në Shqipëri do të kishim drejtësi në burg tashmë do të ishte Damian Gjiknuri, Taulant Balla, madje edhe vetë Rama, por jo demokrati Klevis Balliu.

Basha: Të gjithë këta janë kapur në përgjimet me vjedhje votash dhe po të kishim një minimum drejtësie, një prokurori, në qeli duhet të ishte Damian Gjiknuri, Taulant Balla, dhe jo Klevis Balliu. Po të kishim një minimum drejtësie aty duhet të ishte vetë Edi Rama.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-burg-duhet-te-ishte-vete-rama-jo-klevisi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form