#rtvora
Nxënësit që do të përfundojnë arsimin fillor 5 vjeçar më 24 maj do të testojnë njohuritë e tyre. Provimi do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe ata do t`u përgjigjen 50 pyetjeve në lëndët bazë.
Rezana Vrapi: "Testi do të ketë në përmbajtje pikërisht elementët e kurrikulës së re, shumë më tepër i bazuar në kompetenca se dhe ky është synimi në fakt i gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar."
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi thotë se vlerësimi nuk do të jetë me notë por me pikë dhe rezultatet do t`i shërbejnë Ministrisë së Arsimit për t`u njohur me nivelin e arritjeve të nxënësve.
Rezana Vrapi: "Nuk synon që të masë aftësitë e një individi, e një nxënësi, pra nxënësit nuk marrin notë dhe nota që marrin nuk pasqyrohet diku por i shërben Ministrisë së Arsimit për të ditur sesi po zbatohet kurrikula. Mbi nivelin e zbatimit hartohen më pas programet që kanë të bëjnë qoftë me përmirësimin e elementëve të caktuar në kurrikul, qoftë me sugjerimet që i bëhen autorëve të teksteve ose më pas me atë që është akoma më e rëndësishme me sistemin e trajnimit të mësuesve."
Ky provim zhvillohet për të tretin vit radhazi ndërsa administrimi do të jetë i njëjtë me atë të Maturës Shtetërore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/test-nxenesit-e-klasave-te-pesta-me-24-maj
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz