#rtvora
Muaji i Ramazanit nuk mund të kuptohet pa mesazhet e solidaritetit dhe të bashkimit. Për këtë Komuniteti Mysliman ka bërë bashkë në darkën e parë të iftarit për këtë muaj, përfaqësues të komuniteteve fetare, Presidentin e Republikës, diplomatë dhe përfaqësues të medias, artit dhe kulturës.
Në mesazhin e tij, kreu i Komunitet Myslimam, Haxhi Bujar Spahiu foli për atë se çfarë ofron sakrifica këtë muaj.
Haxhi Bujar Spahiu: "Ramazani është një muaj reflektimi për këdo. Gjatë këtij muaji të marrim përgjegjësitë tonë, të kërkojmë falje për gabimet, të përmirësojmë me vepra të mira, të reflektojmë mbi mendimet dhe sjelljet tona duke e kthyer dëgjimin më shumë se kurrë tek zëri i ndërgjegjes dhe arsyes."
Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij të përshëndetjes i ftoi shqiptarët për reflektim dhe bashkëpunim.
Ilir Meta: "Le të jetë ky muaj sakrificash edhe muaj reflektimi për të gjithë, në mënyrë që të gjithë të mësojmë nga gabimet, të marrim më shumë përgjegjësi dhe ti shërbejmë vlerave që forcojnë familjen tonë. Njëkohësisht që ndihmojnë atdheun tonë të ecë përpara dhe i bashkuar."
Kreu i shtetit i uroi gjithë besimtarëve agjërim të mbarë dhe të pranuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kmsh-shtron-iftar-ramazanin-spahiu-muaj-reflektimi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz