Ora News - Meta shtron iftar: Të ruajmë tolerancën fetare

Ora News Lajme 2018-05-30

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shtroi në Pallatin e Brigadave një darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, ku ishin të pranishëm Kryetari i Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë dhe shpirtërore të bashkësive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë dhe personalitete të ndryshme.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar e vuri theksin tek toleranca fetare, për të cilën tha se kjo veçori duhet ruajtur.

Ilir Meta: Koha ka treguar se toleranca tek shqiptarët është jo vetëm fetare dhe gjuhësore, por edhe një tipar i sjelljes ndaj popujve të tjerë. Ajo është trashëguar dhe konsoliduar në kohë. Në jemi të vetëdijshëm se kjo tolerancë duhet ruajtur e kultivuar vazhdimisht. Është detyra jonë të investohemi gjithnjë e më shumë në të ardhmen për harmoninë fetare të vendit tonë. Modeli shqiptar i harmonisë ndër fetare përbën një kontribut dhe merr një vlerë të shtuar në sfidën globale mbi nevojën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së kulturave dhe qytetërimeve.

Modeli shqiptar i harmonisë ndër fetare përbën një kontribut dhe merr një vlerë të shtuar në sfidën globale mbi nevojën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së kulturave dhe qytetërimeve.

Ndërkohë duhet theksuar se Shqipëria, tashmë anëtar i NATO-s, përfaqëson një nga rastet e rralla të një vendi me besime të ndryshme fetare, ku të gjithë faktorët politikë e shoqërore, përfshirë edhe bashkësitë fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-shtron-iftar-te-ruajme-tolerancen-fetare

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS