Rama: Produktet tona bujqësore s’janë me hormone - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama njoftoi se të gjithë abuzuesit në sektorin e sigurisë ushqimore do të dënohen nga 3 deri në 10 vite burg.Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar me grupet e interesit, kreu I qeverisë theksoi se ky do të jetë dënimi për të gjithë ata që cënojnë sigurinë ushqimore dhe jetën e konsumatorëve.Rama mohoi gjithashtu faktin se në Shqipëri përdoren pesticide në produktet bujqësore. Sipas tij kjo gjë vërtetohet tek eksportet drejt vendeve të BE ku deri më tani nuk është kthyer asnjë kamion me produkte bujqësore.?Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar.?Ndërkohë nga ana tjetër, ministri Bujqësisë Blendi Çuçi bëri me dije se AKU do të rikonstruktohet.

Share This Video


Download

  
Report form