http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai në zgjedhjet e së dielës ka fituar kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova me një epërsi prej rreth 6 për qind të votave.Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të publikuara rreth mesnatës, Stevo Pendarovski, kandidat i Social-Demokratëve të kryeministrit, Zoran Zaev ka fituar 432.141 vota 51.71 për qind kurse kandidatja e VMRO DPMNE-së, 373.382 vota apo 44.68 për qind. Të pavlefshme janë shpallur 30.154 apo 3,61 për qind. Nga rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote, në votime kanë dalë 46,63 për qind e tyre.?Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Stevo Pendarovskin dhe shpresoj se funksionin e tij do ta ushtrojë me sukses në pesë vitet e ardhshme. Zgjedhjet e së dielës janë zhvilluar në atmosferë të qetë dhe demokratike, por gjithë ata që kanë vërejtje apo ankesa për parregullsi mund t?i dorëzojnë dhe KSHZ-ja do t'i shqyrtojë në përputhje me dispozitat ligjore?, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.