http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Zoran Zaev i është drejtuarve qytetarëve në fjalimin e tij të parë pas votimit në Kuvend për emrin e ri republika e Maqedonisë së Veriut. Një emër të cilin Zaev nuk u kursye ta përmendte disa here gjatë fjalës. Shefi i qeverisë në Shkup tha se tashmë është radha e Athinës zyrtare të vendosë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. ?Unë besoj fuqishëm se miku ynë Greqia do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës dhe se do të jetë vendi i pare, i cili do të ratifikojë dokumentin për hyrjen e Maqedonisë në NATO.? Zaev e quajti historik këtë moment, vendim që shënoi gjithashtu një kapitull të ri për Maqedoninë. Për këtë moment historik, falënderoj çdo deputet dhe deputete. E di sa ishte e vështirë. Unë e kuptoj hidhërimin dhe zemërimin e disave që nuk e pranojnë rezultatin e votimit, por i kuptoj edhe ata që janë të lumtur dhe që festojnë. Ne po shkruajmë një realitet të ri në Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s, së shpejti edhe e BE-së. Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas miratimit të marrëveshjes në parlamentin grek, i hapet rruga procedurës për anëtarësimin në Organizatën e Atlantikut të Veriut të Maqedonisë së Veriut.