Politika e ndarë për homazhe, Meta apel: Duhet dialog, Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë

Report TV 2019-05-29

Views 0

Dita e Dëshmorëve të atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazhe në varrezët e Dëshmorëve të Kombit. Politikanë, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit ?Nënë Shqipëri?.

Homazhet u kryen fillimisht nga Presidenti i vendit, Ilir Meta, bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama rreth orë 10:00, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës, mes tyre ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në përfundim të homazheve, presidenti Ilir Meta foli para medieve ku ka nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe përcolli edhe një mesazh politikës për reflektim. Presidenti tha se sakrificat e dëshmorëve e kanë vendosur Shqipërinë në rrugën e duhur dhe sot duhet të vendoset në plan të parë e ardhmja e vendit përmes dialogut.

Më vonë edhe liderë të partisë demokratike kanë kryer homazhe në varrezët 'Dëshmorët e Kombit'. Kreu demokrat Lulzim Basha bashkë me ish-kryeminitrin Sali Berisha. Ata vendosën lule në varrin e Azem Hajdarit.

Më pas lideri demokrat bëri homazhe edhe në vendin ku prehen 22 intelektualet e pushkatuar ne regjimin komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Share This Video


Download

  
Report form