Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve ka folur krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre.
"PS është e vtem for cë e lindur pa regjimit komunist që asnjëgherë nuk ësht ëlëkundur në detyrimin patriotik për nderimin e LANÇ. Ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historisë së pasluftës. Nuk duhet të ngatërrojmë atë që buron nga gjaku i luftës antifashiste me atë që buron nga derdhja e një gjaku të pasluftës nga një regjim diktatorial. Ajo që bëri lufta ishte vendosja e shqiptareve me fituesit. Çka rimarrim si amanet dhe mesazh nga lufya anitafashise është ajo që e theu Shqipërinë në rrugës e ideliastëve, rrugën e një Shqipërie të drejtë dhe europiane. Më vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë për ta rikonfirmuar përkatësinë tonë morale dhe politike ndaj të gjithë atij frymëzimi që na mbajti në anën e duhur të historisë, për të përmbushur amanetin e dëshmorëve.
Këtë amanet mishërohet në të gjitha domosdoshmëritë për të krijuar një sistem funksional demokratik. Është pak por e sigurtë që vlerësimi dhe shpërblimi për ata që janë më të moshuar, për ata që kanë dhënë gjithçka kanë mundur dhe kanë marrë pak përballet me kufirin e pamundësive objektive. Detyra jonë, misioni ynë ëshyë që të mos lejojnë gjeneratë të paguajën këto çmime. Do kishim sot një realitet ndryshe për fëmijët e viteve '90 nëse qeveritë e mëparshme nuk do kishin vënë përpara interesin e tyre. Jemi të vetëdijshëm që pensionet janë të ulëta dhe që rrogat nuk janë ato që duhen dhe shumë e shumë të tjera por ka një zgjedhje të qartë dhe jo të lehtë për të bërë. Kam bindjen se ne PS dhe qeveria jonë bëjmë çdo ditë zgjedhjen e duhur duke mos u tunduar nga nevoja për t'i bërë të gjithë të lumtur sot dhe duke vlerësuar nevojën që fëmijët tanë nesër të jetojnë në një vend më të mirë. Reformat që kemi ndërmarrë nuk kanë qenë aspak të lehta por kanë hedhur bazën se një Shqipëri ndryshe të ndërtohet ditë pas dite, pavarësisht baltës dhe ziftit që hidhet çdo ditë", u shpreh Rama.