Veliaj: Në 30 qershor vendosim për të ardhmen e fëmijëve tanë, opozita i ka zgjidhur hallet e veta

Report TV 2019-06-23

Views 0

Zgjedhjet e 30 qershorit janë momenti ku qytetarët e Tiranës do të vendosin për të çuar përpara punët e mira që janë bërë në kryeqytet për fëmijët e tyre, duke filluar nga këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me familjet e reja në kryeqytet, ku foli për punët e bëra dhe që i shërbejnë më së shumti të ardhmes së qytetit, si dhe projektet dhe idetë që do të zbatohen në 4 vitet e ardhshme me fokus sërish te fëmijët.

Ai u shpreh se për cilindo prind në Tiranë është e rëndësishme që në 30 qershor t?i bëjë një pyetje vetes nëse do të votojë për të ardhmen e fëmijëve, që punët e mira të vazhdojnë edhe 4 vjeçarin tjetër, apo do të qëndrojnë në shtëpi duke menduar për hallet e politikanëve dhe drejtuesve të partive.

?Dua t?ju garantoj se në Tiranë s?do të kemi asnjë problem, për ne 30 qershori do të jetë një ditë feste, ku me fëmijët për dore do vendosim se kush punon për fëmijët, kush punon për të ardhmen dhe kush do të na mbajë peng në të kaluarën. Nuk dua t?ju flas për fushatë sepse besoj se në Tiranë fokusi tek fëmijët ka qenë fushata më e mirë që kemi bërë në këto 4 vjet. Por, ajo që dua nga ju është që, kur të shkoni te këndi i lodrave, se zakonisht aty shkojnë edhe prindërit me kasketë që protestuan kundër ndërtimit të këndit, t?u thoni hiqeni kasketën, nuk ka nevojë të fshiheni, të gjithë bëjmë gabime, ajo që ka rëndësi është që të mos mendojmë më për shefat e partisë, por të mendojmë pak më shumë për fëmijët?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form