Reshjet e shiu kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm.
Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se në qytetin e Vlorës disa nga akset kryesore janë pushtuar nga reshjet duke vështirësuar lëvizjen e banorëve por edhe qarkullimin e automjeteve.
Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.