Report TV -Pas 30 vitesh mbillet oriz në Zadrimë të Lezhës

Report TV 2019-05-28

Views 1

Pas 30 vitesh në zonën e Zadrimës në Lezhë ka rinisur kultivimi i orizit. Iniciativa e veçantë është ndërmarrë nga dy vëllezër Altin dhe Anton Prenga, të cilët fillimisht kanë mbjellë një sipërfaqe të vogël me oriz, por nëse do të ketë sukses në të ardhmen ajo do të zgjerohet. Anton Prenga tregon për etapat që kanë ndjekur për mbjelljen e orizit.

"Praktikisht, radha e parë është nivelimi i tokës. Pastaj ne i kemi ndarë këto bankinat në mënyrë që të rijë kuotat e ujit në një nivel standard të gjitha por duke qenë se nuk kemi mundur për ta niveluar në një nivel ekstrem të rregullt jemi detyruar që ta ndajmë. Ne sot i kemi mbushur me ujë, tani po bëjmë turbullimin e ujit sepse edhe fara vetë ndodhet në ujë për faktin se ka 4 ditë që është nën ujë, për faktin që embrioni i orizit të fillojë e të shpërthejë. Por fakti i dytë është që embrioni i orizit të fitojë peshë, e kur ta hedhim të bjerë në fund" tha Anton Prenga.

Përshtatja e terrenit dhe gjetja e farës nuk ka qenë aspak e lehtë. Altin Prenga e konsideron një sfidë këtë iniciative, por nevoja për të ofruar prodhime vendase e ka nxitur që të kultivoje orizin.

"Është një eksperiment më shumë sepse këto janë vetëm 4000 metra. Mund të prodhojnë rreth 20 kuntjal,nuk është për treg normalisht por është diçka shumë interesante. Ne e kemi pasion tokën dhe bujqësinë dhe ne na pëlqejnë eksperimente. Është një sfidë. Jam shumë i emocionuar. Për mua është njësoj sikur të kishim blerë një makinë të re, për faktin që sot po mbjellim oriz. Nëse do shkoj mirë, normalisht do tentojmë të bëjmë pak më shumë" tha Altin Prenga.

Prenga ka dhe një mesazh për sipërmarrjet që tregtojnë orizin. "Por gjynah që nuk e kultivon kush, këtu ka në Shqipëri sipërmarrje që me vite me radhë për 25 vite e 30 vite me radhë janë me mijëra tonelata që konsumojnë shqiptarët, dhe gjithë ky oriz nuk prodhohet në vend. Ata zotërinj që kanë fituar duke shitur orizin, janë marka shumë të famshme dhe në vend që kanë investuar te marka mund të kishin investuar duke kultivuar një varietet për të futur në punë 1000 familje për të prodhuar dicka në vend" tha ai.

Para viteve 1990 zona e Shkodrës dhe Lezhës kanë kultivuar orizin për llogari të tregut vendas duke dhëne edhe rendiment të lartë, por pas viteve '90 në Shqipëri nuk u kultivua më oriz.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS