Kjo është një autostradë e çfarëdoshme në një nga vendet e Europës. Ndërsa kjo është autostrada Tiranë ? Durrës. Kilometra larg gjeografikisht, por akoma më shumë larg standardeve të familjes europiane ku Shqipëria pretendon të hyjë.
"Kjo që po shihni ndodh në autostradën Tiranë - Durrës, në mbikalimin e Fllakës. Makina që vijnë nga një kalim i paligjshëm futen në autostradë duke i prerë rrugën automjeteve që kalojnë me të paktën 90km/orë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për jetën e gjithkujt që përdor autostradën".
Është një kalesë e paligjshme, në mes të autostradës, e cila ka shkaktuar me dhjetëra aksidente. Si ky i ndodhur vetëm disa ditë më parë, i fiksuar në këto pamje filmike të siguruara nga Tv Klan.
Veç automjeteve private, kalon këtu edhe urbani i Fllakës. Edhe pse i dukshëm, askush nuk ndërhyn për ta mbyllur këtë kalim të rrezikshëm.
Dikur këtu u vendosen parmakë metalike, por ato janë hequr dhe janë hedhur tutje, siç e shihni në këto pamje.
Do të mjaftonte që policia të merrte kamerat e sigurisë të bizneseve këtu pranë për të zbuluar dhe ndëshkuar sipas ligjit ata që i dëmtuan, duke cënuar sigurinë rrugore.
E po ashtu do të mjaftonin disa blloqe betoni për ta izoluar njëherë e mirë këtë rrezik.
Por kjo duket e tepër për standardin e Shqipërisë, që teksa kërkon me këmbëngulje t?i hapet dera e Europës, nuk arrin dot të mbylle një vrimë të rrezikshme në aksin kryesor rrugor të vendit dhe për të venë rregull në të përfundimisht. Pasi siç duket jemi mësuar, qe masa i marrim vetëm pasi na ndodhin fatkeqësitë.