Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas përfundimit të punimëve për asfaltimin e segmentit Tiranë-Durrës, ditën e nesërme kjo rrugë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.
Lajmin e bëri të ditur, drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, i cili tha se sot përfundojnë edhe punimet e fundit në aksin Vorë- Kashar.
Afrim Qendro: Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes emergjente të segmentit Tiranë-Durrës. Sot është ditë e fundit sipas parashikimti dhe planit të punimeve. Brenda ditës së sotme përfundon segmenti Vorë-Kashar. Kanë qenë ditë pune të vështira. Kanë qenë vetëm 16 ditë pune duke shmanguar fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike, siguron kalueshmëri më të mirë dhe rrit elementët e sigurisë rrugore. Nesër trafiku do të jetë normal në të dyja drejtimet dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të qytetarëve që e përsdorin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundojne-punimet-neser-hapet-autostrada-tirane-durres