Shkëlqim Hajdari, inspektori i Përgjithshëm i vendit në emisionin 'Repolitix' ka deklaruar se Shqipëria ka një bashkëpunim me kompani irlandeze që bëjnë vlerësimin e rrezikut për produktet ushqimore.
Sipas Hajdarit, irlandezët janë 'numër 2' në botë në lidhje me sigurinë ushqimore dhe se ata vijnë për të bashkëpunuar disa vite me Shqipërinë.
"Ne do bëjm një reformë të thellë. Ne sdo bëjmë publik asgjë. Industria Ushqimore do të jetë në dorë të një inspektoriati. Nëse kontorllohen në AKU ato që shpërndahe në fusha ata do kontrollohen nga një pjesë tjetër. Ne do ta ndjekim shpendin dhe kafshën deri sa do të vij te konsumatori. Do të përqëndrohen në një dorë. Pa licensat nuk ka. Do të shmangim mbiinspektimin. Është reformë e madhe kjo. Laboratore Private të Akredituara atëher do të shpëtojë Shqipëria. Bashkë më irlandezët do të bëjmë reformën më të mirë. Ata kanë ardhur për disa të vijuar disa vite në Shqipëri. Janë numri dy në botë", ka deklaruar Hajdari.