Report TV - Banka Botërore: Shqipëria vendi i fundit në rajon për sigurinë rrugore

Report TV 2016-07-19

Views 2

Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket investimeve në mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore, shkaqe për të cilët kemi dhe një numër shumë të lartë aksidentesh me vdekje.

Në Konferencën për standardet e sigurisë rrugore, kreu i misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen Sayed, tha se problem mbetet edhe sjellja e shoferëve në rrugë, një prej faktorëve kyç në numrin shumë të madh të aksidenteve.

?Mesatarisht Shqipëria shpenzon 3 mijë euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë në vit. Ndërkohë që shumë shtete shpenzojnë 5 mijë deri 7 mijë dollarë për kilometër. Në vitin 2009, për 100 mijë lëvizje makinash, ndodhën 100 aksidente me vdekje. Në 2012, numri shkoi në 70. Le ti krahasojmë shifrat me rajonin, qofshin anëtarë të BE-së apo jo. Përqindjen më të mirë e ka Anglia me 4.2% në 100 mijë lëvizje automjetesh, Greqia, 13.8%, Mali i Zi, 41 vdekje për 100 mijë lëvizje, Serbia 32.9%? tha ajo.

Nga ana e tij Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se vitet e fundit janë rritur investimet në këtë drejtim, por problem mbetet përqasja e vetë shqiptarëve ndaj sigurisë rrugore, por edhe dëmtimi i rrugëve e sinjalistikës nga banorët.

Ai u bëri thirrje emigrantëve që vijnë për pushime, të sillen ndaj rregullave të qarkullimit, në të njëjtën mënyrë si veprojnë në shtetet ku jetojnë.

Share This Video


Download

  
Report form