#rtvora
Në luftën përballë krimit, policia e shtetit kërkon të ketë partner qytetarët. Prandaj nisma më e re e huazuar nga modeli amerikan, por edhe i disa vendeve europiane, është ?Sheh diçka, thuaj diçka?.
Një fushatë që nisi nga Shkodra, një prej qyteteve të goditura rëndë vitet e fundit nga kriminaliteti.
Përpara gjimnazistëve, qytetarëve, përfaqësuesve vendorë dhe klerikëve, kreu i policisë Ardi Veliu vuri theksin më të madh tek rritja e besueshmerisë për të denoncuar, pasi indiferentizmi nuk i shërben askujt, aq më shumë kur vetë policia është në një luftë të pandërprerë me krimin.
I pyetur nga mediat se si do të arrihet të fitohet ky besim, Veliu u shpreh se fakti që të gjithë janë bashkë, tregon vullnetin për rend dhe siguri që ka organizata e policisë së shtetit.
Si shembull ai mori Shkodrën, ku muajt e fundit janë parë rezultatet e arritura shtoi Veliu.
Krah Veliut ishin edhe dy zv/ministrat e Brendshëm, ku të gjithë së bashku marshuan në pedonalen e qytetit, duke demostruar bashkimin e të gjithë faktoreve në luftën kundër se keqes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashke-kunder-krimit-sheh-dicka-thuaj-dicka-nis-nga-shkodra
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz