Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Del jashtë kontrollit situata në Gjirokastër. Reshjet intensive kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit.
Mësohet se ujërat e liqenit kanë kapërcyer mbi urën e dëmtuar në fillim të muajit dhjetor.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat.
Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave.
Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.
Edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes nje statusi ne fb thote se po ndjekin situaten.
"Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t'i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/liqeni-i-viroit-del-jashte-kontrollit-ndalohet-kalimi-i-mjeteve-te-vogla