#rtvora
Rreth 62% e të rinjve nuk besojnë se partitë politike mund të zgjidhin problemet e tyre siç janë papunësia apo varfëria. Por pavarësisht mungesës së besimit 50% e tyre do të marrin pjesë në votime. Të dhënat u prezantuan nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve gjatë punimeve të Samitit të Parë Kombëtar të të Rinjve.
Papunësia, varfëria dhe arsimi janë tre çështjet që shqetësojnë më tepër të rinjtë, por 62% e tyre mendojnë se asnjë prej partive politike nuk është e hapur për të trajtuar këto probleme apo për të bashkëpunuar me ta.
Altin Hazizaj: Ky mesazh që vjen për partitë politike është njëkohësisht dhe një thirrje e hapur për partitë politike për të qenë më të hapura me të rinjtë, për të pasur programe specifike për të rinjtë dhe programe që adresojnë shqetësimet e të rinjve.
Të dhënat u pasqyruan nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Samitin e Parë Kombëtar të të Rinjve.
Por pavarësisht mungesës së besimit, 50% e të rinjve shprehen se do të shprehin vullnetin e tyre me votë në zgjedhje.
Altin Hazizaj: Niveli i mospjesëmarrjes është 25-30%, ne kemi pasur pritshmëri që do të jetë më e lartë. Na vjen mirë që të rinjtë pavarësisht krizës politike dhe situatës, vazhdojnë të kenë besim se shteti i tyre do të arrijë të japë zgjidhje.
Anketën e plotësuan mbi 600 të rinj nga 12 qarqe të vendit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-rinjte-skane-besim-te-politika
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz