#rtvora
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj, njëri prej të cilëve ishte me masën e sigurisë "arrest shtëpie". Uniformat blu kanë marrë informacion nga qytetarët se një shtetas i cili ishte me masë sigurie "Arrest shtëpie" po qarkullonte me makinë në Rrëshen sëbashku me një shtetas tjetër i cili dyshohej se kishte armë zjarri me vete.
Mbi bazën e këtij informacioni, Njësia operacionale "Shqiponja" pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit dhe të dy shtetasve që ndodheshin në të.
Në përfundim të verifikimeve dhe të kontrolleve fizike, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen-Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019, Gjykata e Apelit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë ?arrest në shtëpi?, për veprën penale ?Goditje për shkak të detyrës".
-N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.N. dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.
Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë në ngarkim të shtetasit E.N., për veprën penale ?Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës? dhe në ngarkim të shtetasit N.K.për veprën penale ?Armëmbajtje pa leje".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/theu-arrestin-e-shtepise-arrestohet-i-riu-ne-rreshen-bashke-me-pasagjerin-me-arme
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz