Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi private 2-katëshe përballë komisariatit të policisë Kukës, për të vuajtur masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Kukësit. Report Tv sjell pamje nga banesa ku ajo jeton aktualisht në Kukës me dy vajzat e saj të vogla ku pritet të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës. Burime për Report Tv thonë se Fjolla e ka kërkuar lirinë në Apel.