Pjesa e dyte dt 1 prill Pa Gjurme- Miqesia mes dy te divorcuarave: Bashkejetuam ne kohe te veshtira, dua te rilidhem serish Një histori miqësie afro 20 vite më parë. Që nga ajo kohë ndryshuan mjaft gjëra.
Qyteti ndryshoi. Parku Rinia, aty ku dhe lindi dhe miqësia e tyre gjithashtu. Edhe koha. Secila mori drejtime të ndryshme në jetë.
Ajo që nuk ka ndryshuar për Artën është ndjenja e asaj miqësie të ngushtë që pati më Elsën.
Arta Bakia vendos ta rrëfejë historinë e miqësisë në emisionin ''Pa gjurmë'', në kërkim të Elsës, e cila ka rreth 20-vite pa e takuar, që ditën kur ajo erdhi në Shqipëri në vitin 1990.
Ishte viti 1997 kur Arta pasi nisi punë në një lokal në ish-Parkun Rinia në atë kohë. Ndërsa kishte pak muaj punë në lokalin ku ounonte Arta, vjen një punonjëse e re që quhej Elsa Beja, po nga Tirana. Të dyja shoqet krijuan një miqësi që prej fillimit, ndërsa 6 muaj më pas vajzat vendosën të jetonin në një banesë sëbashku. Arta i hapi derën Elsës, pasi kjo e fundit kishte probleme në familjen e saj. Ajo ishte e divorcuar dhe sëbashku me djalin e saj Ervinin 5-vjecar vendosën të jetonin në shtëpinë e Artës, e cila gjithashtu ishte e divorcuar dhe kishte dy vajza.
Gjatë qëndrimit bashkë në një banesë Elsa, në atë kohë ndërron punën, dhe fillon në një dyqan në rrugën e Durrësit. Pas një viti qëndrimi në banesën e Artës, Elsa largohet në shtator të vitit 1998 bashkë me djalin në Itali.
Shoqja e saj e ngushtë Arta gjatë kohës kur jetonin sëbashku, kishte mësuar se shqetësimi më i madh i Elsës ishte jo vetëm ndarja e prindërve, për fakti që nëna e saj pas divorcit me të atin bashkëjetonte me një djalë më të ri se vetja. Ndaj për Elsën kjo ishte e papranueshme.
Pas largimit të saj Arta nuk pati më kontakte me miken e nguhstë. Elsa kthehet nga Italia 3 muaj më pas në vitin 1999 dhe shkon për të takuar në banesën e saj Artën, ku do të merrte dhe një pjesë të sendeve personale që kishte lënë atje. Elsa kishte krijuar një marrëdhënie me një djalë, gjatë qëndrimit në Itali dhe do largohej përsëri.
''Sa herë që do të vij në Shqipëri do të takoj''
Kjo ishte fjalia e fundit që Elsa i tha Artës kur dy miket u përqafuan për të fundit herë ndërsa Elsa nuk u bë më e gjallë. Arta është në kërkim të një miqësie të vjetër që ka mëse 20 vite që e ruan me fanatizëm...