Berlini: Kufijtë nuk ndryshojnë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Samiti i Ballkanit është në qendër të vemendjes se medias gjermane. Tre politikanët gjermanë të CDU, SPF dhe Të Gjelbrit, në një artikull të përbashkët për gazetën gjermane ?Frankfurter Allgemeine Zeitung?, me tenë ?Jo ndryshime kufijsh në Ballkan? theksojne se ky propozim do të ishte kapitullim para vlerave europiane."Ne e refuzojmë këtë propozim, sepse zonat e përcaktuara etnikisht janë vizion i rrezikshëm nacionalistësh që e kanë çuar njëherë rajonin në luftën më të përgjakshme të historisë europiane të pasluftës. Propozimi është antikushtetues dhe vendos pikëpyetje mbi multietnicitetin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë mosndarjen e vendit. Prandaj ky propozim duhet të hidhet poshtë qartësisht.Ndërsa gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung nën titullin "Eksperimente shpërthyese" shkruan se në debatin për zgjidhjen e konfliktit mes Prishtinës e Beogradit, u fut në axhendë edhe ndryshimi i kufijve. Ndersa gazeta ?Die Ëelt? në artikullin me titull Merkel mbron trashëgiminë e saj në Ballkan", thekson se kancelarja synon të pengojë ripërcaktimin e kufijve në rajon, një ide e presidentit serb Vuçiç e cila bëri për vete të ngarkuarën e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.?Që nga fillimi Merkel ndoqi një politikë konsekuente në Ballkan....Berlini e kuptoi vonë, se Vuçiq me një fushatë të zgjuar ia doli të bënte për vete për idenë e këmbimit të territoreve të ngarkuarën e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, një liberale e majtë. Italianja dëshiron që ta kurorëzojë me një projekt të madh mandatin e saj që po shkon drejt fundit, e që mund të interpretohet si hap drejt pajtimit në rajon. Por në zyrën e kancelares i tremben të kundërtës: Një ndarje e plotë mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk mund të arrihet. Çdo ndryshim kufijsh do të çonte në një debat të ri për ndryshime të tjera, në akte kërcënuese, armatim, në rastin më të keq edhe në luftë.Ndersa për mediat franceze, samiti i Berlinit është një përpjekje e Merkel dhe Macron për të sjellë në tryezën e bisedimeve dy armiq, duke shpresuar rifillimin e dialogut.

Share This Video


Download

  
Report form