#rtvora
Banorët e lagjes 13 në Durrës kërkojnë vendosjen e një semafori apo mbikalimi për të kaluar të sigurt nga një anë e rrugës në tjetrën. Ata thonë se për shkak të mungesës së sigurisë janë shkaktuar aksidente me pasojë vdekjen.
Për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjerën, banorët e lagjes 13 në Durrës duhet të jenë vigjilentë, të shpejtë dhe pse jo me fat.
Aksi rrugor, rreth 3 kilometra, i njohur ndryshe si Unaza e Shkozetit, është kthyer në një shqetësim për qytetarët pasi semafori nuk funksionon dhe nuk kanë një mbikalim, që mund të shmang aksidentet.
"Kërkojmë të hapet rruga, të vihet semafori, se jemi të shkëputur nga gjysma e lagjes tjetër. Shkollat janë andej. Ambulanca, është andej, plazhi, dyqanet. Jemi të shkëputur komplet".
"Ose do të bëhet ndonjë gjë ose ne do të dalim me familje, me fëmijë dhe ta bllokojmë, le të na shtypin, le të na vrasin".
Ata tregojnë se për shkak të mungesës së sigurisë në këtë aks janë shënuar aksidente me pasojë vdekjen.
"I thuhet rrugë e vdekjes. I pari te shtëpia ime, djali 15 vjeç, është ngritur e tërë lagjja dhe asgjë nuk u bë".
"Sa herë që kaloj them: O zot shqyqyr, shpëtuam dhe këtë radhë!"
Kjo nuk është e para herë që banorët e lagjes 13 në Durrës adresojnë këtë problematikë, por deri më tani shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rruga-pa-semafor-e-mbikalim-ne-shkozet-banoret-e-kane-pagezuar-me-emrin-rruga-e-vdekjes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz