Një rrugë në Bathore të Kamzës mban emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreut të SHIK-ut famëkeq 1992-1997, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar. Bashkim Gazidede njihet ndryshe edhe si ?Gebelsi? dhe dora e terrorit të Sali Berishës, gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit, armatosjen dhe mobilizimin e militantëve të PD-së, fjalimet anti-amerikane në Parlament, përgjimet etj.
Megjithatë, emrin e Bashkim Gazidedes, i konsideruar nga PD si 'personalitet i shquar', e mban prej 12 vitesh një rrugë vetëm 9 km nga qendra e Tiranës. Pas skandalit fshihet vetë Sali Berisha, i cili edhe në këtë rast ka përdorur disa besnikë partie si ish-kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe ish-prefektin e Tiranës Ruzhdi Keçi, të emëruar me dorën e tij.Në tetor 27 të 2008, siç vërtetohet nga ky projektvendim, Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, i propozon Këshillit Bashkiak të Kamzës për t?i vendosur një rruge në Bathore emrin e Bashkim Gazidedes. Propozimi është firmosur edhe nga ish-drejtoresha e Shërbimeve Publike Shyhrete Haziraj, ish-drejtoresha e Urbanistikës Adriana Dema dhe ish-drejtori Juridik i Bashkisë Altin Hoti. Një ditë më pas, pra në 28 tetor 2008, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka miratuar propozimin e Mziut. Vendimi i miratuar mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak në atë kohë, Bilbil Bajraktari dhe të sekretarit të Këshillit Bashkiak, Sokol Ndreu.