#rtvora
Kontrata e Rinasit do të skanohet nga një konsulent ndërkombëtar. Vendimi i këshillit të ministrave është botuar gjatë së premtes në fletoren zyrtare dhe i jep të drejtë avokatit të shtetit që të nis procedurën e përzgjedhjen së një konsulenti të njohur në arenën ndërkombëtare lidhur me këto çështje.
Avokati i Shtetit ka marrë dritën jeshile për gjetjen e një konsulenti ndërkombëtar për të rishikuar marrëveshjen me aeroportin e Rinasit.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave vjen pas grabitjes së dytë të ndodhur në aeroportin "Nënë Tereza" ku u vodhën disa miliona euro të bankave të nivelit të dytë.
Një tjetë arsye për këtë vendim është fakti se fitimet e konçesionarit kanë rezultuar rreth 80 mln euro më të larta se niveli i përcaktuar në kontratë.
Vendimi për të nisur përpjekjet juridike për rishikim e kontratës është botuar në fletoren zyrtare dhe parashikon kontraktimin e një zyre avokatie të huaj me eksperiencë për të ofruar konsulencën në lidhje me kontratën e nënshkruar midis shtetit shqiptar me shoqërinë ?Tirana International Partners?.
Përzgjedhja e zyrës së avokatisë do të realizohet nëpërmjet procedurës konkurruese dhe transparente. Zyra e huaj e avokatisë do të paguhet nga buxheti i shtetit dhe pas skanimit të gjitha elementëve do të vendoset për prishjen e kontratës ose jo.
Koncesioanri i aeroportit të Rinasit zotërohet nga Kompania Real Fortress dhe rezulton e regjistruar në një shtet offshore siç, Singapori dhe është degë e China Everbright, firmë kineze e njohur në fushën e infrastrukturës aeroportuale.
Marrëdhëniet e konçesionarit me qeverinë janë acaruar që prej grabitjes së dytë të ndodhur në aeroport.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rishikim-kontrates-se-rinasit-avokati-i-shtetit-do-te-kontraktoje-nje-konsulent-nderkombetar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz