Report TV -Basha: 'Do bëjmë pagat e mjekëve 1200 €'

Report TV 2019-05-28

Views 0

Partia Demokratike "nis fushatën elektorale". Kryedemokrati Basha i ka shtuar thirrjet se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen, duke kërkuar një qeveri të tranzitore që do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Duket se Basha beson se skenari i zgjedhjeve të parakohshme do të ndodhë, paravësisht deklaratave të kryeministrit Rama për të kundërtën. Ose ndoshta kjo "fushatë e parakohshme" elektorale është një përgatitje nga vetë PD, që ndoshta sic ka ndodhur edhe në 2017-ën, të regjistrohet në zgjedhje në moment të fundit.

Në një konferencë zhvilluar me temë ?Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida? së bashku me reporterin e CDU/CSU, Basha ka prezantuar premtimet elektorale dhe ndryshimet që PD do të bëjë në sistemin e shëndetësisë.

"Jemi në kushte e një mashtrimi të madh për shëndetësinë falas. 60% e shpenzimeve shqiptarët e paguajnë nga xhepi dhe gjithë sistemi është në kolaps, sepse ka asgjësuar perspektivën e zhvillimit. Keqmenaxhimi politik e ka futur shëndetësinë në koma. Korrupsioni gjigant i PPP. Keq menaxhimi i burimeve njerëzore. Rrogat më të ulëta në rajon. Shqipëria e fundit në rajon për shëndetësinë. Shëndetësia në Shqipëri është si në Afrikë. Qeveria, sportin e preferuar e ka, që për keq funksionin e sistemit mundohet që t'ia faturojnë bluzave të bardha. Sistemi spitalor në kolaps. Shumica e spitaleve perifektike nuk funksionojnë. Mjekët dhe infermierët nuk funksionojnë. Kur ka vullnet politik asgjë nuk është e pamundur, kur ka vullnet politik paratë e korrupsionit mund të shkojnë tek shërbimet. Në katër vitet pagat e mjekëve do t'i bëjmë 1200 euro. PD program për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapi", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form