Balluku dhe Klosi me banorët: Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës

Report TV 2019-05-28

Views 0

HEC-i i parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit në fshatin Kolonjë të njësisë administrative Cepo në Gjirokastër, nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë.

Ministrja Belinda Balluku, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, së bashku me deputetin Flamur Golemi, zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Kolonjës, pas ankesës së këtyre të fundit në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

?Po të gjykosh nga mënyra sesi është propozuar ndërtimi i këtij HEC-i, në bazë të letrave, ka njerëz të fshatit që kanë firmosur, që kanë qenë në takim, pra 20 veta kanë qenë së bashku dhe kanë rënë dakord që kjo gjë të bëhet. Pra, po ju them që kjo bisedë është bërë me banorët, njerëzit kanë firmosur mbase pa ditur se për çfarë diskutohej, mbase të mosdakordësuar sic duhet, por po ju them që ky rasti i sotëm, dhe ne prandaj jemi të dy ministrat këtu, dhe deputeti për ta bërë këtë gjë jo vetëm për ju këtu. Se ky vendim tani është marrë nga Ministria e Energjitikës, por për ta bërë për të gjithë Shqipërinë. Dhe njerëzit nuk kanë pse firmosin në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe që duhet të kuptojnë që tani janë gjërat shumë të rëndësishme, janë gjëra që kanë të bëjnë me jetën e fshatit, me jetën e krahinës?, tha ministri Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form