Ora News - Anulohet koncensioni i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Paratë për Universitetet

Ora News Lajme 2019-01-21

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka anuluar koncesionin e aksit Thumanë-Kashar.

Në një dalje për mediat, Balluku njoftoi se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë Gener 2, që ishte shpallur fituese në koncesionin për ndërtimin e kësaj rruge.

Balluku deklaroi se këto para do të përdoren për përdoren ?Paktin për Universitetin?.

Belinda Balluku: Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë-Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale.

Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa në Fazën e pare si dhe ndërtimi i rrugës Kashar ? Rrogozhinë në Fazën e dytë.

Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar-Rrogozhinë ti shtohet dhe aksi Thumanë-Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.

Pra si përfundim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tërhiqet nga partneriteti Publik Privat për Aksin Thumanë-Kashar dhe fondet e parashikuara i kalojnë Paktit për Universitetin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/anulohet-koncensioni-i-aksit-thumane-kashar-balluku-parate-universitetet

Share This Video


Download

  
Report form