Ministrja e re e Transporteve, Belinda Balluku ka ndërprerë procedurën e dhënies me koncesion për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.
"Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit publik-privat për aksin Thumanë-Kashar", tha ajo.
Në deklaratën e saj të parë për mediat, ministrja Balluku bëri me dije se ky partneritet u ndërpre për shkak të Paktit për Universitetin.
Sikurse tha ajo, fondet e planifikuar për këtë rrugë do të përdoren për Universitetin, në kuadër të vendimeve të reja që u morën pas protestës së studentëve.