Zbulohet axhenda e Berlinit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel, Ulrike Demmer ka zbuluar për mediat gjermane atë c ka pritet të ndodhë në samitin e Berlinit ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të ballkanit perëndimor.Për kancelaren Angela Merkel ky samit është I një rëndësie të veçantë.ULRIKE DEMMERZEDHENESE E QEVERISE GJERMANEPër kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron stabiliteti dhe zhvillimi i mirë i rajonit janë të një rëndësie të madhe. Ne mirëpresim çdo iniciativë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në Bashkimi Europian dhe për të zgjidhur konfliktet dypalëshe. Qeveria gjermane është shumë spektike në lidhje me ndryshimet e kufijve nëse ato mund të paraqesin një kërcënim për stabilitetin. Mediat gjermane theksojnë gjithashtu se takimi shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Serbi.Presidenti Aleksandar Vuçiç I druhet faktit se Berlini dhe Parisi mund të ushtrojnë presion mbi vendin e tij për të njohur Kosovën.Për këtë arsye do të takohet përpara samitit samitit të së hënës me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin kinez Xi Jinping në Pekin, për të marrë mbështetjen e dy fuqive boterore.Ndërkohë dhe Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur per rendesine e samitit te BerlinitRAMUSH HARADINAJKRYEMINISTER I KOSOVESKa peshe samiti. Perberja e samitit eshte e rendesishme. Jane dy ngjarje: nje darke formale ku I kushtohet krejt rajonit. 5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova.Kreu I qeverisë nënvizoi shmangien nga ky samit të përfaqsueses së lartë të BE, Federika Mogerini, që sipas tij ka punuar për të devijuar dialogun drejt korrigjimit të kufijveRAMUSH HARADINAJKRYEMINISTER I KOSOVESNuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini. Fakti që nuk është në nikorqirllëkun e Mogherinit është një kthesë. Fakti që ajo është e ftuar si mysafire në Berlin, ia kanë tregu vendin.Por sipas Haradinajt, samiti i Berlinit nuk do të sjellë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, pasi pjesë e tij do të jenë edhe Shtetet e Bashkuara.Kryeministri shtoi se produkti më i mirë nga ky samit do të ishte rikthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve, por pa hequr taksën ndaj produkteve serbe.

Share This Video


Download

  
Report form