http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, mbërrin mëngjesin e së dielës në Tiranë, për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Zyra e Shtypit pranë Presidencës, bën me dije se që në orën 9.00, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, do të presë në Aeroportin Ndërkombëtar ?Nenë Tereza? Sekretarin amerikan të Shtetit. Nuk pritet që kreu i shtetit të ketë një takim të veçantë me zyrtarin e lartë amerikan, përveç pritjes protokollare. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, zyrtari i lartë amerikan do t?i drejtohet Tiranës, ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pas këtij takimi, mësohet se Kerry dhe Rama, do të dalin para mediave për një deklaratë. Me mbarimin e takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Sekretari amerikan i Shtetit do të prese edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, në një hotel pranë selisë së kryeministrisë. Takimi i fundit, që do të zhvillojë zyrtari i lartë është ai me përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo përkon ndërkohe me debatin e madh qe po zhvillohet ne Shqipëri per reformën ne drejtësi dhe Byronë Kombëtare te Hetimit, per te cilat, SHBA janë investuar posaçërisht përmes ambasadorit ne Tirane, Donald Lu.