RTV Ora - Mbi 1200 dosje “stok” në Gjykatën e Durrësit

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 0

#rtvora
Mbi 1200 çështje iu shtuan stokut të dosjeve të prapambetura të Gjykatës së Durrësit përgjatë vitit 2018. Në analizën vjetore, kryetarja e Gjykatës tha se shkak u bë delegimi i gjyqtarëve të Durrësit në Kavajë dhe parashikimet e reja ligjore për pezullimin e gjykimeve.

Delegimi i gjyqtarëve të Durrësit në qytetin e Kavajës ka krijuar vonesa dhe zvarritje në shqyrtimin e dosjeve përgjatë vitit 2018.

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi në analizën vjetore të institucionit tha se kjo ka ndikuar në rritjen e dosjeve të mbartura në 1230 të tilla.

Joana Qeleshi, Kryetare e Gjykatës Durrës: Për këtë arsye edhe ngarkesa ka qenë më e madhe në vitin 2018, veçanërisht në çështjet penale dhe nga ana tjetër shpejtësia në gjykim ka një ndryshim në krahasim me vitin 2017.

Një tjetër shkak për këtë situatë sipas gjyqtarëve janë bërë ndryshimet e reja ligjore sa I përket pezullimit të gjykimeve, vecanërisht kjo e theksuar për cështjet penale.

Joana Qeleshi, Kryetare e Gjykatës Durrës: Nëse shohim në 2017 numri i çështjeve të mbartura ka qenë 891, ndërkohë që në 2018 janë 1230 çështje të mbartura. Shkak për këtë lidhen dhe parashikimet e reja ligjore sa i përket pezullimit të gjykimeve, veçanërisht në çështjet penale.

Prokurorja e Durrësit, Anita Jella, nga ana tjetër e quajti sfidues vitin 2018 për organin e akuzës, ndërsa tha se mbetet shqetësues kthimi I dosjeve për hetim.

Problematike mbetet në Gjykatën e Durrësit dhe mbulimi me audio I sallave dhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e tyre.

Për vitin 2018 në Gjykatën e Durrësit ishin 8426 çështje civile dhe penale të shqyrtuara, ku vetëm 6723 prej tyre janë përfunduar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbi-1200-dosje-stok-ne-gjykaten-e-durresit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form